Art&Argëtim

"Kam shumë frikë nga lindja"/ Kristen Stewart pranon se ajo dhe e fejuara kanë ngrirë vezët

Stewart dhe Meyer u bënë çift në gusht 2019, megjithëse për herë të parë u njohën në xhirimet e një filmi në vitin 2013.

28 Mars 2024, 11:45 Nga S.B
"Kam shumë frikë nga lindja"/ Kristen Stewart pranon se ajo
Dylan dhe Kristen

SHBA- Aktorja Kristen Stewart dhe e fejuara e saj, Dylann Meyer, janë gati të kenë një fëmijë dhe këtë e zbuloi aktorja e 'Twilight' në një podcast. 33-vjeçarja ka qenë e ftuar në “Not Skinny But Not Fat” dhe ka përmendur procesin e ngrirjes së vezëve, të cilën ajo dhe partnerja e saj e kanë ndjekur.

“Ne kemi bërë gjëra të tilla si ngrirja e vezëve tona. Pra, kur të duam, do t’ia dalim”, tha ndër të tjera ajo.

Diku tjetër, Stewart tha: Nuk e di se si do të jetë familja ime, por nuk ka mundësi që të mos kem fëmijë. Unë vërtet dua që kjo të ndodhë.

"Kam shumë frikë nga lindja"/ Kristen Stewart pranon se ajo
Dylan dhe Kristen

Së fundmi për pjesën e shtatzënisë aktorja theksoi se: Nuk kam frikë të mbetem shtatzënë. Nuk kam frikë të kem një fëmijë, por kam shumë frikë nga lindja, është çmenduri.

Stewart dhe Meyer u bënë çift në gusht 2019, megjithëse për herë të parë u njohën në xhirimet e një filmi në vitin 2013. Vetëm në nëntor 2021, gjatë një interviste tjetër në "Howard Stern", Stewart zbuloi se Meyer i kishte propozuar asaj.

kristen stewart

Sondazh

Poll