Bota

Shefi i spiunazhit të Rusisë viziton Korenë e Veriut, diskutuan forcimin e bashkëpunimit kundër komploteve nga forcat armiqësore

Drejtori i agjencisë ruse të spiunazhit SVR, Sergei Naryskin zhvilloi bisedime me ministrin e Sigurisë së Shtetit të Koresë së Veriut, Ri Chang-dae gjatë vizitës së tij nga e hëna në të mërkurë. Ata diskutuan forcimin e bashkëpunimit për kundër spiunazhit dhe komploteve gjithnjë e më të shumta nga forcat armiqësore.

28 Mars 2024, 07:34 Nga N.F
Shefi i spiunazhit të Rusisë viziton Korenë e Veriut, diskutuan
Sergei Naryskin

RUSI- Kreu i agjencisë ruse të spiunazhit ka udhëtuar në Phenian këtë javë për bisedime mbi bashkëpunimin dypalësh të sigurisë mes Rusisë dhe Koresë së Veriut. Lajmin për këtë takim e ka  njoftuar sot agjencia zyrtare e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut, disa javë pasi Seuli akuzoi Korenë e Veriut për dërgimin e mijëra arkave me municione në Moskë për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainë.

Drejtori i agjencisë ruse të spiunazhit SVR, Sergei Naryskin zhvilloi bisedime me ministrin e Sigurisë së Shtetit të Koresë së Veriut, Ri Chang-dae gjatë vizitës së tij nga e hëna në të mërkurë. Ata diskutuan forcimin e bashkëpunimit për kundër spiunazhit dhe komploteve gjithnjë e më të shumta nga forcat armiqësore.

Palët arritën konsensus të plotë për çështjet e pazgjidhura gjatë dy takimeve të tyre, të zhvilluara në një atmosferë miqësore. Rusia dhe Koreja e Veriut të dyja përballen me sanksione ndërkombëtare - Moska për pushtimin e ushtrisë ruse në Ukrainë, Pheniani për testet e saj bërthamore dhe raketore balistike.

Në shtator, presidenti rus, Vladimir Putin  dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un zhvilluan bisedime gjatë të cilave ky i fundit siguroi se marrëdhëniet me Moskën ishin prioriteti numër një për Phenianin. Qeveria amerikane më pas pretendoi se Pheniani kishte filluar të furnizonte Moskën me armë dhe municione.

sergei naryskin rusia korea e veriut

Sondazh

Poll