Politike

A do të jetë Vangjel Tavo në krye të Himarës? Flet Balla: Qeveria do zbatojë ligjin

Balla u shpreh se rastet e krijimit të vakancave të krijuara në çfarëdo lloj forme, parashikohen në ligjin për organizimin e qeverisjes vendore

27 Mars 2024, 13:54 Nga r.ll
A do të jetë Vangjel Tavo në krye të Himarës? Flet
taulant balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët për bashkinë e Himarës dhe cili do ta drejtojë, në një kohë që kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri dhe ai në detyrë, Jorgo Goro ndodhen në burg. 

Balla u shpreh se rastet e krijimit të vakancave të krijuara në çfarëdo lloj forme, parashikohen në ligjin për organizimin e qeverisjes vendore. Në lidhje me faktin se a do të jetë Vangjel Tavo ai që do të drejtojë këtë bashki, Balla tha se qeveria do të zbatojë ligjin.

“Ligji për organizimin e qeverisjes vendore parashikon rastet e vakancës të krijuar në të gjitha format. Dorëheqja sapo ka ndodhur. Brenda 48 orësh prefekti njofton organet e qeverisjes ligjor. Qeveria do zbatojë ligjin pikë për pikë”, tha ai.

taulant balla vangjel tavo

Sondazh

Poll