Bota

Lufta në Ukrainë, një i vrarë dhe gjashtë të plagosur nga sulmet ruse në Kharkiv

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit, Ihor Terekhovk përmes një postimi në rrjetin social Telegram.

27 Mars 2024, 16:04 Nga E. D
Lufta në Ukrainë, një i vrarë dhe gjashtë të
Ihor Terekhovk

UKRAINË- Një person u vra si rezultat i sulmit të Rusisë në një zonë banimi në Kharkiv të mërkurën pasdite. 

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit, Ihor Terekhovk përmes një postimi në rrjetin social Telegram. Gjithashu Terekhovk shton se ndërtesat pesëkatëshe ku banonin njerëzit janë dëmtuar rëndë. 

"Për momentin dihet se një person ka mbetur i vrarë. Gjashtë persona të tjerë janë plagosur, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ndërtesat pesëkatëshe ku banonin njerëzit janë dëmtuar rëndë. Gjithashtu është dëmtuar edhe instituti i kirurgjisë emergjente." tha ai në kanalin Telegram.

ihor terekhovk

Sondazh

Poll