Bota

Interpol: Zgjerohen organizatat kriminale të qëndrave të trafikimit të qenieve njerëzore në Azinë Juglindore

Qendrat e reja të krimit kibernetik, të cilat shpesh padashur punësojnë njerëz që janë trafikuar dhe mashtruar nën maskën e punës legjitime, kanë ndihmuar rrjetet e krimit të organizuar që tani t'i nxjerrin të ardhurat e tyre kryesisht nga trafikimi i qenieve njerëzore dhe jo nga trafiku i drogës.

27 Mars 2024, 16:04 Nga S.N
Interpol: Zgjerohen organizatat kriminale të qëndrave të
Foto Ilustrim

SHBA- Organizatat kriminale përgjegjëse për një "shpërthim" të qendrave të trafikimit të njerëzve dhe mashtrimeve në internet gjatë pandemisë janë zgjeruar nga Azia Juglindore për t'u bërë një rrjet global, duke fituar deri në tre trilion dollarë në vit, tha sot shefi i Interpolit .

“Të ndihmuar nga anonimiteti i ofruar nga interneti, i frymëzuar nga modelet e reja të biznesit, këto rrjete të krimit të organizuar funksionojnë sot në një shkallë që askush nuk do ta kishte imagjinuar një dekadë më parë,” tha sekretari i përgjithshëm i Interpol, organizata ndërkombëtare e policisë në botë, Jurgen Stock.

Qendrat e reja të krimit kibernetik, të cilat shpesh padashur punësojnë njerëz që janë trafikuar dhe mashtruar nën maskën e punës legjitime, kanë ndihmuar rrjetet e krimit të organizuar që tani t'i nxjerrin të ardhurat e tyre kryesisht nga trafikimi i qenieve njerëzore dhe jo nga trafiku i drogës.

Sipas Stock, të ardhurat nga trafiku i drogës, megjithatë, mbeten në 40% deri në 70% të totalit të të ardhurave të organizatave kriminale.

"Por ne shohim organizata që po diversifikojnë qartë operacionet e tyre kriminale duke përdorur korridoret e trafikut të drogës për trafikun e njerëzve, armëve, pronës intelektuale, mallrave të vjedhura, makinave," vuri në dukje Stock.

Rreth dy deri në tre trilion dollarë të ardhura të paligjshme lëvizin nëpër sistemin financiar global çdo vit, sipas Stock, ndërsa ai thotë se një rrjet i krimit të organizuar mund të bëjë 50 miliardë dollarë fitime çdo vit. Kombet e Bashkuara njoftuan vitin e kaluar se më shumë se 100,000 njerëz u trafikuan përmes qendrave të mashtrimit kibernetik në Kamboxhia.

interpol trafikimi i qenieve njerezore

Sondazh

Poll