Bota

VIDEO/ Plagosi pesë persona gjatë një sulmi në rrugët e Sllovakisë, qëllohet për vdekje ariu i murrmë

U deshën dhjetë ditë për të gjetur ariun e murrmë dhe pasi u gjet u qëllua për vdekje në një pyll të martën.

27 Mars 2024, 13:47 Nga S.B
VIDEO/ Plagosi pesë persona gjatë një sulmi në rrugët e
pamje nga ngjarja

SLLOVAKI- Një ari i murrmë që plagosi pesë persona gjatë një sulmi në një qytet sllovak është qëlluar për vdekje. Pamjet e ariut duke vrapuar në rrugët e Liptovsky Mikulas më 17 mars u bënë virale.

U deshën dhjetë ditë për të gjetur ariun e murrmë dhe pasi u gjet u qëllua për vdekje në një pyll të martën. Qeveria sllovake dëshiron më shumë liri për të reduktuar popullsinë e arinjve me anë të vrasjeve selektive.

Një gjendje gatishmërie me patrulla të shtuara të policisë u shpall në rrethe në të gjithë rajonin javën e kaluar si një masë parandaluese kundër sulmeve të ngjashme. Nga sulmi pesë persona, mes tyre një vajzë 10-vjeçare, u plagosën dhe dy u dërguan në spital me plagë dhe gërvishtje.

sllovaki ari i murrme

Sondazh

Poll