Art&Argëtim

Krimet e Rënda i kthyen iPhone-in, Kejvina poston foton shumë e lumtur

19 Nëntor 2019, 10:05 Nga DOSJA
Krimet e Rënda i kthyen iPhone-in, Kejvina poston foton shumë e lumtur

TIRANË– Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që t’i kthejë mbrapsht iPhone-n e sekuestruar modeles Kejvina Kthella, por i mbajnë ende të bllokuar makinën “Audi” dhe llogaritë bankare.

Por Kejvina ka postuar një foto të sajën, të cilën e ka shoqëruar me disa emoji shumë të lumtura. 

Modelja e cila u fut në këtë mesele “falë” lidhjes së saj me Redjan Rrajën, është përdorur si alibi nga ai, pasi i riu me profesion stomatolog është shprehur se gjatë kohës kur kishte ndodhur atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja ndodhej me të dashurën e tij. 

Redjan Rraja u arrestua disa ditë më parë dhe akuzohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut). Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit jo më larg se dje i mohoi akuzat.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kejvina kthella kejvina kthella kerkese krimeve te renda krimet e renda i kthejne telefonin kejvines kejvina kthella kejvina kthella kerkese krimeve te renda krimet e renda i kthejne telefonin kejvines

Sondazh

Poll