Art&Argëtim

I kanë bllokuar llogaritë bankare dhe makinën/ Kejvina Kthella shfaqet me dy revole në duar, mesazhi që jep (FOTO)

19 Nëntor 2019, 07:15 Nga DOSJA
I kanë bllokuar llogaritë bankare dhe makinën/ Kejvina Kthella

Tiranë- Kejvina Kthella tashmë është kthyer në një personazhet më të njohura të showbizit shqiptar. Pas lidhjes së saj me Redjan Rrajën ajo është bërë edhe pjesë e hetimeve të atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja.

Por duhet të themi se ajo është shumë aktive në rrjetet sociale me foto edhe pse i është sekuestruar telefoni apo i janë bllokuar llogaritë bankare.

Së fundmi nga ajo publikuar foto me revole në duar  nga show “Dance with me”, ku në fakt duket seksi, por tregonqë di të mbajë mirë armën.  Ajo ka revole në dy duar  dhe kjo për shkak të performancës së saj të radhës. Të vetimin koment që bën për foto është “Hey Hey””.

Ditën e djeshme, modelja Kejvina Kthella pasi dha shpjegime për llogari të hetimit të atentatit të 1 nëntorit në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy të tjerëve ka trokitur në dyert e Gjykatës për Krimet e Rënda.

Vajza e showbiz-it shqiptar ka depozituar një kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”. Sipas informacioneve Kjevina Kthella kërkon kthimin e celularit të saj, makinës së sekuestraur dhe zhbllokimin e llogarive bankare.

Kejvina Kthella u mor në pyetje për shkak të komunikimeve që kishte me Redjan Rrajën për shkak të miqësisë së tyre. Kërkesa e modeles pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka në ditët në vijim.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kejvina kthella kejvina kthella kerkese krimeve te renda kejvina kthella kejvina kthella kerkese krimeve te renda

Sondazh

Poll