Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Tre ekspertë rindërtojnë sot skenën e krimit në Elbasan

Gjykata ka caktuar tre ekspertë, njëri prej tyre ekspert balistik dhe i vendngjarjeve në policinë e shtetit.

27 Mars 2024, 09:26 Nga r.ll
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Tre ekspertë rindërtojnë sot
pjerin xhuvani

ELBASANI- Me kërkesë të Gjykatës së Apelit, sot në orën 10:00 në Elbasan nis rindërtimi i skenës së krimit për ngjarjen e prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Gjykata u kërkoi ekspertëve rindërtimin e vendit të ngjarjes, ndërsa këta të fundit kërkuan angazhimin maksimal te policisë se Elbasanit për ta realizuar. Gjykata ka caktuar tre ekspertë, njëri prej tyre ekspert balistik dhe i vendngjarjeve në policinë e shtetit.

Eksperimenti hetimor vjen pas kërkesave të të akuzuarit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj i cili kërkoi të caktohet këndi i qitjes jo vetëm prej tij por edhe dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende pas kësaj ngjarjes.

pjerin xhuvanin elbasan

Sondazh

Poll