Bota

Muaji i Ramazanit, Zelensky shtron iftar për përfaqësuesit e komunitetit mysliman: Jeta është në hije nga lufta dhe goditjet e së keqes

Zelensky, së bashku me ushtrinë ukrainase, priti liderët e Mejlisit të popullit tatar të Krimesë, dhe përfaqësues të komunitetit mysliman dhe klerit, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të presidentit.

27 Mars 2024, 09:03 Nga M.B
Muaji i Ramazanit, Zelensky shtron iftar për përfaqësuesit e
Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky priti të hënën në një iftar, me rastin e muajit të Ramazanit, ushtarakë dhe përfaqësues të komunitetit mysliman. Zelensky, së bashku me ushtrinë ukrainase, priti liderët e Mejlisit të popullit tatar të Krimesë, dhe përfaqësues të komunitetit mysliman dhe klerit, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të presidentit. Ngjarja u mbajt në territorin e Administratës Fetare të Myslimanëve të Krimesë.

Kjo është hera e dytë që presidenti i Ukrainës mban një iftar gjatë muajit të Ramazanit, pasi organizoi një ngjarje të ngjashëm në vitin 2023.

“Vitin e kaluar ne filluam një traditë të re, të festojmë Ramazanin e shenjtë. Më vjen shumë mirë që jemi sot këtu në të njëjtën përbërje. Uniteti është gjithmonë i rëndësishëm, veçanërisht kur jeta është në hije nga lufta dhe goditjet e së keqes", tha Zelensky.

Presidenti shprehu mirënjohje për ushtarakët myslimanë ukrainas që luftojnë për Ukrainën.

“Unë do të doja të njoh luftëtarët myslimanë, të gjithë ata që janë pjesë e forcave të mbrojtjes dhe sigurisë së Ukrainës që mbrojnë vendin tonë, lirinë tonë. Falenderoj secilin nga luftëtarët tanë për trimërinë e tyre. Falënderoj të gjithë ata që sjellin më afër çlirimin e gjithë tokës dhe Krimesë tonë”, tha ai.

 

zelensky iftar

Sondazh

Poll