Sport

Florentino Pérez i thotë Endrick se e pret në Madrid dhe i kërkon fanelën Rodrygos!

Florentino Pérez uroi lojtarët e tij Vinicius, Rodrygo dhe Endrick, pas barazimit të Brazilit kundër Spanjës në ‘Santiago Bernabéu’.

27 Mars 2024, 10:00 Nga DOSJA

Florentino Pérez i thotë Endrick se e pret në Madrid dhe i

SPANJE - Barazimi spektakolar 3-3 mes Spanjës dhe Brazilit në stadiumin ‘Santiago Bernabéu’ pati një kulm emocional me takimin mes Florentino Pérez dhe lojtarëve të tij Vinicius, Rodrygo Goes... dhe Endrick.

Kreu i Real Madrid zbriti në dyert e dhomave të zhveshjes së Brazilit për të uruar Endrick (nënshkrimi i ri i skuadrës Merengue) për golin e tij të parë në 'Bernabeu'.

"Ne po ju presim këtu,"- i tha Florentino Pérez të riut Endrick (17 vjeç), i cili do t'i bashkohet Madridit në korrik.

Vinicius, duke vepruar si mjeshtër i ceremonive, paralajmëroi Florentino Perezin, ndërsa ai po bisedonte me Endrick: "Rody po vjen atje".

Florentino Pérez i thotë Endrick se e pret në Madrid dhe i

Presidenti i Real Madrid ka uruar Rodrygon për golin e tij, “mirë Rodry”,... dhe i ka kërkuar lojtarit të tij fanelën!

Sulmuesi i Osasco-s (Sao Paulo) nuk ka ngurruar të heqë fanelën para kamerave për t'ia dhënë presidentit dhe të pozojë me të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll