Bota

Takimi i Ministrave të Bujqësisë të BE-së në Bruksel, fermerët përplasen me policinë belge

Qindra traktorë janë rreshtuar në rrugët përreth ndërtesës së Këshillit Europian, duke kërkuar masa vendimtare për zgjidhjen e problemeve të sektorit.

26 Mars 2024, 16:25 Nga S.N
Takimi i Ministrave të Bujqësisë të BE-së në
Foto Ilustrim

BELGJIKË- Nën kordonin mbytës të traktorëve, sot në Bruksel zhvillohet takimi i ministrave të bujqësisë të Bashkimit Evropian, ndërkohë që ka pasur edhe tensione mes fermerëve  dhe policisë belge. 

Qindra traktorë janë rreshtuar në rrugët përreth ndërtesës së Këshillit Europian, duke kërkuar masa vendimtare për zgjidhjen e problemeve të sektorit. Afërsisht 250 traktorë ndodhen në Bruksel duke kërkuar me të njëjtin intensitet si herët e mëparshme plotësimin e kërkesave të tyre.

Fermerët hodhën prodhimet e tyre në rrugë, ndezën zjarre dhe u përpoqën t'i afroheshin ndërtesës së Këshillit, ndërsa autoritetet u përgjigjën duke përdorur ujë nën presion dhe kimikate për t'i larguar.

fermeret e be bruksel

Sondazh

Poll