Bota

U bllokua në kanal për 30 orë, tentoi të fshihej nga policia pas aksidentit që shkaktoi

38-vjeçari fillimisht u tha autoriteteve se ai hyri në kanal për të marrë telefonin e tij. Por policia e Queensland në Australi tha se ai ishte fshëhur atje pasi makina e tij u përplas me një nga automjetet e tyre të dielën.

26 Mars 2024, 15:47 Nga S.N
U bllokua në kanal për 30 orë, tentoi të fshihej nga policia
Foto Ilustrim

AUSTRALI- Një burrë australian kaloi më shumë se 30 orë në një kanalizim nëntokësor përpara se të nxirrej nga zjarrfikësit.  38-vjeçari fillimisht u tha autoriteteve se ai hyri në kanal për të marrë telefonin e tij. Por policia e Queensland në Australi tha se ai ishte fshëhur atje pasi makina e tij u përplas me një nga automjetet e tyre të dielën.

Burri u shpëtua pasi një kalimtar thirri autoritetet për të raportuar se dikush ishte "i ngecur" nën tokë. Përpjekja e shpëtimit zgjati rreth pesë minuta, tha një zëdhënës i Shërbimit Zjarrfikës të Queensland për BBC. Banori vendas James Lingwood, i cili bëri thirrjen te autoritetet,  tha për gazetën Courier Mail se ai u takua për herë të parë me burrin të dielën pasi dëgjoi një zë "një lloj të bërtitur".

“Ai dukej mirë dhe tha se mund të dilte atje ku kishte hyrë, kështu që e lashë vetëm”, tha ai për gazetën.

Mirëpo, të hënën, kur u kthye në të njëjtin vend, ai vendosi të vepronte pasi kishte dëgjuar “frymëmarrje të rënduar” që tregonte se dikush ishte në rrezik.n Policia tha se burri po drejtonte një makinë "të dyshimtë" që u përmbys dhe goditi një automjet policie të dielën, duke dëmtuar të dyja makinat.

Makina e tij më pas u largua me shpejtësi përpara se të përfshihej në një përplasje të dytë, e cila shkaktoi "lëndime të lehta" tek shoferi tjetër, thanë ata. Pak më vonë, i dyshuari dyshohet se ka dalë nga makina dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. "Është e habitshme ajo që njerëzit bëjnë ndonjëherë dhe çfarë ndodh, kështu që po, ka gjithmonë surpriza," u tha mediave në detyrë shefi i policisë Steve Golszewski.

australi

Sondazh

Poll