Bota

Po mblidhnin ndihma humanitare nga deti, arrin ne dymbëdhjetë numri i personave të mbytur në Gaza

Ky është një varg incidentesh që përfshijnë vdekje gjatë dërgesave të ndihmave në enklavën e vogël palestineze të mbushur me njerëz, ku disa njerëz po kërkojnë bimët e egra për të ngrënë.

26 Mars 2024, 15:17 Nga E. D
Po mblidhnin ndihma humanitare nga deti, arrin ne dymbëdhjetë numri i
foto nga vendngjarja

GAZA- Autoritete shëndetësore palestineze raportojnë se numri i personave të mbytur ka shkuar në 12 ndërsa përpiqeshin të mblidhnin ndihmat humanitare të hedhura nga avionët në enklavën palestineze.

Ky është një varg incidentesh që përfshijnë vdekje gjatë dërgesave të ndihmave në enklavën e vogël palestineze të mbushur me njerëz, ku disa njerëz po kërkojnë bimët e egra për të ngrënë.

Në një video duket  trupin i pa jetë i një të riu dhe një burrë tjetër që përpiqet ta shpëtojë atë me ngjeshje në gjoks, ndërsa dikush tha: "Ka mbaruar".

“Ai notoi për të marrë ushqim për fëmijët e tij dhe ra dëshmor. Ata duhet të dërgojnë ndihma përmes vendkalimeve tokësore," tha një burrë që qëndronte në plazh dhe nuk dha emrin e tij.

Agjencitë e ndihmave thonë se vetëm një e pesta e furnizimeve të nevojshme po hyjnë në Gaza ndërsa Izraeli po vazhdon me një ofensivë ajrore dhe tokësore, të shkaktuar nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, që ka shkatërruar enklavën, duke shtyrë tashmë disa pjesë të saj në zi buke.

lufta në gaza

Sondazh

Poll