Bota

Ukrainë, Zelensky shkarkon kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes

Dekreti për shkarkimin e Danilov u publikua nga presidenca ukrainase, e cila më vonë postoi një dekret tjetër që emëronte Oleksandr Lytvynenko si zëvendësues të tij.

26 Mars 2024, 16:22 Nga E. D
Ukrainë, Zelensky shkarkon kreun e Këshillit të Sigurisë
 Volodymyr Zelenskyy 

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shkarkoi të martën Oleksii Danilov nga posti i tij si kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së vendit.

Dekreti për shkarkimin e Danilov u publikua nga presidenca ukrainase, e cila më vonë postoi një dekret tjetër që emëronte Oleksandr Lytvynenko si zëvendësues të tij.

Lytvynenko u shkarkua si kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës në një dekret të mëparshëm.

Asnjë arsye nuk u dha për shkarkimin e Danilov, i cili mori postin në tetor 2019, por kjo ndodh në vitin e tretë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe me forcat ukrainase që nuk ia dalin aq mirë sa kishin shpresuar në luftimin kundër Rusisë.

Shtatorin e kaluar Zelenskyy shkarkoi ministrin e mbrojtjes të vendit dhe gjashtë zëvendësministrat e mbrojtjes, me gjasë për shkak të përpjekjeve të lëkundura për të luftuar forcat ruse.

 volodymyr zelenskyy 

Sondazh

Poll