Bota

Raporti i OKB-së: 63,285 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur nëpër botë nga viti 2014 deri në vitin 2023 në tentativë për të emigruar

Të dhënat e IOM-it treguan se viti me më shumë vdekje mes emigrantëve në dekadën e fundit ishte viti 2023, kur u regjistruan 8541 vdekje pjesërisht për shkak të rritjes së ndjeshme të humbjeve të jetëve njerëzore në Mesdhe.

26 Mars 2024, 14:51 Nga N.F
Raporti i OKB-së: 63,285 njerëz kanë vdekur ose
Foto ilustruese

MESDHE- Agjencia e Migracionit e OKB-së ditën e sotmë ka dalë me një raport ku ka bërë me dije se 63,285 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur në rrugët e migrimit nëpër botë nga viti 2014 deri në vitin 2023, me shumicën e vdekjeve të shkaktuara nga mbytja.

Një raport i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM/IOM) mbi Programin e Migrantëve të Zhdukur tregoi se shumica e vdekjeve dhe zhdukjeve, 28,854 janë regjistruar në Mesdhe, e ndjekur nga Afrika dhe Azia. Pothuajse 60% e vdekjeve të regjistruara lidhen me mbytjen, dhe mbi një e treta e të identifikuarve janë nga vende të shkatërruara nga lufta si Afganistani, Mianmari, Siria dhe Etiopia.

Të dhënat e IOM-it treguan se viti me më shumë vdekje mes emigrantëve në dekadën e fundit ishte viti 2023, kur u regjistruan 8541 vdekje pjesërisht për shkak të rritjes së ndjeshme të humbjeve të jetëve njerëzore në Mesdhe.


Në fillim të këtij muaji, BE-ja premtoi një paketë financimi prej 7.4 miliardë eurosh për Egjiptin, të cilën kryeministrja italiane Giorgia Meloni e përshkroi si "mënyra më e mirë për t'u marrë me flukset e migracionit". Qeveritë e disa vendeve evropiane , si Italia, Hungaria dhe Britania, e kanë bërë prioritetin kryesor kufizimin e emigracionit, ndërsa diku tjetër partitë e ekstremit të djathtë, si Alarm Kombëtar në Francë, nën Marine Le Pen, kanë rritur popullaritetin e tyre.

 

raport viktima okb

Sondazh

Poll