Bota

"Është thjesht tragjike"/ Dëshmimtarja që jetonte pranë urës së Baltimore: Ndjeva një zhurmë që nuk ndodhte zakonisht

Pas disa minutash mësoi e shokuar lajmin se ura ishte shembur dhe doli menjëherë të shikojë atë që kishte ndodhur.  Më pas ajo doli jashtë për të parë në drejtim të urës, kur dita ende nuk kishte zbardhur në qytet.

26 Mars 2024, 14:01 Nga h.k
"Është thjesht tragjike"/ Dëshmimtarja që jetonte
Foto ilustruese

SHBA-Darlene Irwin një nga dëshmitaret e cila jeton afër urës Key në Baltimore tha për BBC, se ajo së pari dëgjoi një zhurmë e cila nuk kishte ndodhur zakonisht. Përpara mediav dëshmimtarja shprehet se ndjeu një pasiguri në atë që dëgjoi, por nuk i shkonte mendja të ndodhte një tragjedi e tillë.

Pas disa minutash mësoi e shokuar lajmin se ura ishte shembur dhe doli menjëherë të shikojë atë që kishte ndodhur. 

Më pas ajo doli jashtë për të parë në drejtim të urës, kur dita ende nuk kishte zbardhur në qytet.

"Ne nuk mund të shihnim shumë, vetëm dritat vezulluese," tha Irëin, duke shtuar se ajo ishte në mosbesim.

"Ju po e shikoni atë, por thjesht nuk mendoni se është diçka që mund të ndodhë."

Ajo tha se mendimet e saj të para ishin se sa njerëz mund të kenë qenë në urë kur ajo ra në ujë.

"Të shohësh tani në dritën e ditës" tha ajo, "është thjesht tragjike."

ura e baltimore ura e shembur darlene irwin

Sondazh

Poll