Bota

25 vjetori i masakrës në Rahovec, Malaj: Sulme kundër lirisë njerëzore, vuajtjet prekën çdo cep të Kosovës, Shqipërisë dhe botës

Në këtë ceremoni Malaj ka mabjtur fjalën e tij ku se sulmet e regjistruara nuk ishin kundër individëve por ishin sulme mbi thelbin dhe dinjitetin njerëzor.

26 Mars 2024, 13:39 Nga N.F
25 vjetori i masakrës në Rahovec, Malaj: Sulme kundër lirisë
Petrit Malaj

KOSOVË- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka marrë pjesë ditën e sotmë në ceremoninë përkujtomore e cila u zhvillua në kudër të masakrës së Krushës së Madhe në Rahovec e cila mbush plot 25 vite. Në këtë ceremoni Malaj ka mabjtur fjalën e tij ku se sulmet e regjistruara nuk ishin kundër individëve por ishin sulme mbi thelbin dhe dinjitetin njerëzor.

“Këto nuk ishin vetëm sulme kundër individëve, ato ishin sulme mbi thelbin e dinjitetit dhe lirisë njerëzore. Dhembja dhe vuajtja e shkaktuar këtu preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë, botës mbarë, duke na lidhur së bashku në pikëllim, por edhe në vendosmërinë tonë për të kërkuar drejtësi dhe paqe”, tha ai.

Ambasadori shqiptar tha se në Rahovec shkoi edhe si bashkëqytetar i prekur thellë. Malaj më tej shtoi se Shqipëria dhe Kosova ndajnë shumë me njëra-tjetrën dhe se asnjë fatkeqësi nuk mund ta zvogëlojë frymë të palëkundur euroatlantike.


“Si ambasador i Shqipërisë në Kosovë, unë qëndroj para jush jo vetëm si përfaqësues i vendit tim, por si një bashkëqytetar i prekur thellësisht nga historitë e mbijetesës dhe humbjes që ruan ky muze. Ne ndajmë historinë, ndajmë kulturën dhe një frymë të palëkundur euroatlantike që asnjë fatkeqësi s’mund ta zvogëlojë”, tha ai.

petrit malaj kosova shqiperia masakra e rahovecit

Sondazh

Poll