Bota

FSB për masakrën në Moskë: SHBA, Britania dhe Perëndimi lehtësuan realizimin e sulmit

Vendet perëndimore kanë thënë se agjencitë e tyre të inteligjencës thonë se ISIS-K, një degë afgane e grupit të Shtetit Islamik, është përgjegjës.

26 Mars 2024, 14:25 Nga S.N
FSB për masakrën në Moskë: SHBA, Britania dhe Perëndimi
Foto Ilustrim

RUSI- Si Ukraina ashtu edhe vendet e tjera perëndimore po fajësohen nga Moska për sulmin terrorist vdekjeprurës në sallën e koncerteve. Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) Alexander Bortnikov, pas mesazhit të djeshëm të Putinit për përfshirjen e Ukrainës , tha se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Ukraina ishin pas sulmit vdekjeprurës të së premtes, ku vdiqën 139 personave, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS.

“Ne besojmë se aksioni u përgatit njëkohësisht nga vetë islamistët radikalë dhe, natyrisht, u lehtësua nga shërbimet speciale perëndimore, dhe se vetë shërbimet speciale të Ukrainës janë të përfshirë drejtpërdrejt”, shtoi Bortnikov, sipas agjencisë Ria Novosti.

Ukraina ka mohuar akuzat ruse se ishte e përfshirë në sulmin, për të cilin përgjegjësinë e morën militantët e Shtetit Islamik. Vendet perëndimore kanë thënë se agjencitë e tyre të inteligjencës thonë se ISIS-K, një degë afgane e grupit të Shtetit Islamik, është përgjegjës.

Bortnikov tha gjithashtu se numri i bashkëpunëtorëve në sulmin e së premtes do të rritet, ndërsa 11 persona aktualisht janë në paraburgim, sipas agjencive ruse të lajmeve. Ai  pohoi se të dyshuarit po planifikonin të shkonin në Ukrainë dhe se "ata do të mirëpriteshin atje si heronj", cilësoi ai. “Personi që urdhëroi sulmin ende nuk është identifikuar”, shtoi kreu i FSB-së.

Presidenti rus nënvizoi 24 orë më parë se masakra në Moskë ishte vazhdimësi e sulmeve të nazistëve të Kievit. Ai megjithatë pranoi se sulmuesit janë islamikë radikalë dhe nxitoi të tregojë se do të hetohet se kush u ka dhënë urdhër, ai tha se hetimet do të vazhdojnë dhe shtoi se sulmuesit donin të arratiseshin në Ukrainë. "Tani Shtetet e Bashkuara, përmes kanaleve të ndryshme, po përpiqen të bindin të gjithë se gjoja nuk ka asnjë gjurmë ukrainase në këtë krim, se ISIS qëndron pas tij”, tha Putin.

sulmi ne moske rusia shba ukraina

Sondazh

Poll