Bota

Masakra në Rahovec, Rohde: Autorët të dalin para drejtësisë, shpresoj që Kosova së shpejti t’i bashkohet familjes europiane

Ambasadori gjerman kërkoi që autorët e kësaj masakre të dalin para drejtësisë.

26 Mars 2024, 13:15 Nga N.F
Masakra në Rahovec, Rohde: Autorët të dalin para
Jorn Rohde

KOSOVA- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka marrë pjesë ditën e sotmë në cerëmoninë përkujtomore të 25-vjetorit të masakrës së Rahovecit. Rohde u shpreh se masakrat si ajo në Krushë të Madhe të Rahovecit treguan se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s.

Rohde foli për masakrën që la rreth 250 viktima dhe rreth 60 të zhdukur që prej atëherë, ndërsa tha se qëndrojnë pas vendimit se intervenimi ushtarak i NATO-s ishte gjëja e duhur.

“Kjo si dhe masakrat tjera, vetëm treguan se kishte ardhur koha tashmë që NATO të ndërhynte për ta shmangur atë tragjedi humanitare si dhe spastrimin etnik i cili po ndodhte këtu”, tha Rohde.

Ambasadori gjerman kërkoi që autorët e kësaj masakre të dalin para drejtësisë.

“Shumica e atyre që i kanë kryer këto krime janë ende në arrati dhe krejt çfarë mund të them, është që kjo nuk do të duhej të lejohej”, tha ai.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Rohde uroi që Kosova të anëtarësohet në BE së shpejti.

“Shpresoj që Kosova bashkë me të gjithë fqinjët e saj, së shpejti do t’i bashkohet familjes europiane”, tha ai.

jorn rohde masakra e rahovecit

Sondazh

Poll