Bota

Shembja e urës në Baltimore/ Nxirren dy persona nga uji, një në gjendje kritike, reagon Shtëpia e Bardhë

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka ardhur një reagim edhe nga Shtëpia e Bardhë, ku thuhet se po monitoron nga afër situatën dhe zemrat e tyre janë me familjet e personave të zhdukur.

26 Mars 2024, 13:02 Nga r.ll
Shembja e urës në Baltimore/ Nxirren dy persona nga uji, një
ura e shembur dhe anija

SHBA- Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë me operacionin për gjetjen e personave të zhdukur, të cilët përfunduan në ujë pas shembjes së urës së Baltimores. Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Baltimores, James Wallace thotë se dy persona deri tani janë shpëtuar nga uji.

"Një individ refuzoi shërbimin dhe transportin e refuzimit, pasi nuk ishte i lënduar. Megjithatë, ishte një individ tjetër që është transportuar në një qendër lokale të traumës që është në gjendje shumë të rëndë”, thotë ai.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka ardhur një reagim edhe nga Shtëpia e Bardhë, ku thuhet se po monitoron nga afër situatën dhe zemrat e tyre janë me familjet e personave të zhdukur.

"Roja bregdetare e SHBA po kryen kërkime dhe shpëtim për ata që mbeten të pagjetur si rezultat i shembjes së urës. Zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë janë në kontakt me guvernatorin dhe kryebashkiakun për të ofruar çdo ndihmë federale që u nevojitet. Nuk ka asnjë tregues për ndonjë qëllim të poshtër.", thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

shembet ura ne baltimore

Sondazh

Poll