Bota

E trishtë! Shtatë persona në Gaza mbyten duke mbledhur ndihmat humanitare nga deti

Gjashtë persona vdiqën dje, të hënën, dhe një i shtatë humbi jetën sot pasi nuk u rezistoi plagëve të marra.

26 Mars 2024, 12:53 Nga r.ll
E trishtë! Shtatë persona në Gaza mbyten duke mbledhur ndihmat
foto ilustruese

GAZË- Ministria e Shëndetësisë e Hamasit ka njoftuar sot se shtatë persona u mbytën në det në Rripin verior të Gazës, ndërsa përpiqeshin të mblidhnin ndihmat humanitare të hedhura nga avionët në enklavën palestineze. Gjashtë persona vdiqën dje, të hënën, dhe një i shtatë humbi jetën sot pasi nuk u rezistoi plagëve të marra.

Përveç kësaj, sipas të njëjtit burim dhe dëshmitarëve okularë, sot trupat izraelite kanë rrethuar kompleksin spitalor al-Nasser në qytetin Khan Younis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Dhjetra automjete të blinduara dhe tanke kanë rrethuar kompleksin që nga mëngjesi, thanë dëshmitarët, duke përmendur të shtënat me armë zjarri. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze kishte raportuar lëvizje tankesh rreth spitalit që të dielën. Trupat izraelite kryejnë rregullisht operacione në spitalet në Rripin e Gazës, nën pretekstin e kërkimit të luftëtarëve palestinezë.

Ushtria ka operuar që nga 18 marsi rreth dhe brenda spitalit al-Shifa në qytetin e Gazës, kompleksi më i madh spitalor në enklavën veriore palestineze, ku ka thënë se ka vrarë më shumë se 150 militantë palestinezë.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll