Politike

Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Demokratike në Korçë, Devis Osmani

Pas dorëheqjes së tij ende nuk dihet se kush do pasojë Osmanin.

26 Mars 2024, 12:47 Nga N.F
Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Demokratike në
Devis Osmani

KORÇË- Kryetari i Partisë Demokratike në Korçë, Devis Osmani ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i selisë blu. Osmani ka folur për BalkanWeb përmes një telefonate ku është shprehur se dorëheqja e tij është e parevokueshme dhe se ka arsyet e tij personale, duke mos shtuar asgjë më shumë.

Pas dorëheqjes së tij ende nuk dihet se kush do pasojë Osmanin. Ai ka mbështetur PD-në gjatë periudhës së ndarjes duke qëndruar në krah të Sali Berishës.

 

pd devis osmani berisha

Sondazh

Poll