Art&Argëtim

Dokumenti/ 16-17 nëntor 1946, kurthi i komunistëve për klerin françeskan në Shkodër

18 Nëntor 2019, 13:26 Nga DOSJA
Dokumenti/ 16-17 nëntor 1946, kurthi i komunistëve për klerin

SHKODËR- Në qytetin e Shkodrës, natën mes datave 16 dhe 17 nëntor 1946, oficerë dhe punonjës të seksionit të sigurimit të shtetit do fusnin në Kuvendin Françeskan dhe Kishën e Shën Françeskut armë dhe municione, të cilat do të zbuloheshin pak orë më vonë në mëngjes nga po vetë ato. Gjithçka ishte përgatitur mirë edhe kësaj here. Nevojitej që kleri të diskreditohej përballë popullit.

Kështu gazeta “Koha e Re” e datës 19 nëntor 1946 hapet me një numër të posaçëm, duke propaganduar zbulimet e ndodhura së fundmi në Kuvendin dhe Kishën Françeskane. Po ashtu të gjithë materialet e zbuluara do të filmoheshin nga kamera e një kameramani jugosllav, i cili gjendej në Shqipëri gjatë asaj periudhe, për të filmuar sukseset e shtetit shqiptar në luftën kundër tradhëtarëve.

Françeskanët më në zë të Shqipërisë ishin të detyruar të pozonin me pushkë, mitroloza, municione etj, sikur të ishin zënë në flagrancë. Bashkë me akuzën e gjetjes së armëve dhe municioneve, shumë françeskanë u akuzuan edhe për ngjarje për të cilat nuk kishin aspak dijeni. E tillë ishte akuza për pjesëmarrje në Lëvizjen e Postribës, e cila kishte ndodhur dy muaj më parë.

Kështu një tjetër dramë e përgjakshme po përvijohej. Nga e gjithë kjo histori do të arrestoheshin dhe dënoheshin me vdekje: Monsinjor Frano Gjini, Monsinjor Nikollë Deda, Atë Çiprijan Nika, Atë Mati Prendushi; të dënuar me vdekje dhe kthim i dënimit në burgim të përjetshëm Atë Donat Kurti, Atë Pal Dodaj, Dom Tom Laca; dënuar me burg Atë Zef Pllumi dhe Atë Aleks Baqli, ky i fundit dëshmitari i vetëm okular që atë natë kishte parë se si shkuan me të vërtetë ngjarjet. Dënimet u ekzekutuan më 11 mars të vitit 1948, pas murit të varrezave të Rrmajit në orën 5:00 të mëngjesit.

(Marrë nga Kujto.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur kleri françeskan krimet e komunizmit kurthi i komunistëve kleri françeskan krimet e komunizmit kurthi i komunistëve

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Nëntor 2019, 12:07

TIRANË- Moderatorja e njohur, Luana Vjollca është një ndër emrat më të dashur për publikun  shqiptar. Ajo ndiqet dhe pëlqehet shumë  në rrjetet sociale nga...