Art&Argëtim

Video/ Krimet e Rënda e lanë pa telefon dhe makinë, Kejvina del në kafe me Vildane Zenelin

18 Nëntor 2019, 17:19 Nga DOSJA
Video/ Krimet e Rënda e lanë pa telefon dhe makinë, Kejvina del

TIRANË– Modelja Kejvina Kthella ka thyer heshtjen e rrjeteve sociale dhe nën shoqërinë e koleges së saj Vildane Zeneli ka dalë për një kafe. E veshur thjesht, me një triko të kuqe dhe një xhaketë xhins, krejtësisht në stilin e Kthellës, modelja ka bërë edhe një xhiro me Zenelin.

Pasi kanë marrë rrugën me makinën e llojit “Range Rover”, ku në timon shihet Kejvina, të dyja janë ulur në një nga lokalet më të shtrenjta të Tiranës.

Në videon e publikuar nga Vildane Zeneli shihet që dy vajzat janë ulur të pinë kafe.

 

Në fund të fundit pse jo, shoqe janë! 

Ditën e sotme, modelja Kejvina Kthella pasi dha shpjegime për llogari të hetimit të atentatit të 1 nëntorit në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy të tjerëve ka trokitur në dyert e Gjykatës për Krimet e Rënda.

Vajza e showbiz-it shqiptar ka depozituar një kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”. Sipas informacioneve Kjevina Kthella kërkon kthimin e celularit të saj, makinës së sekuestraur dhe zhbllokimin e llogarive bankare. 

Kejvina Kthella u mor në pyetje për shkak të komunikimeve që kishte me Redjan Rrajën për shkak të miqësisë së tyre. Kërkesa e modeles pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka në ditët në vijim. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella redjan rraja vildane zeneli atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella redjan rraja vildane zeneli

Sondazh

Poll