Bota

Izraeli anuloi vizitën në SHBA, reagon DASH: Vendimi i papritur, do të gjejmë mjete të tjera për t’ua përcjellë shqetësimin tonë

Izraeli e anuloi vizitën për shkak se SHBA abstenoi nga votimi në Këshillin e Sigurimit, në vend që të vendoste veton ndaj tij siç ka bërë në rezolutat e mëparshme.

25 Mars 2024, 20:49 Nga S.N
Izraeli anuloi vizitën në SHBA, reagon DASH: Vendimi i papritur, do
Mathew Miller

SHBA- Shtetet e Bashkuara do të gjejnë një mënyrë për t'i përcjellë Izraelit shqetësimin e tyre për një operacion ushtarak izraelit në Rafah, sipas zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Miller. Deklarata e Miller vjen pasi  vizita e një delegacioni izraelit në Uashington u anulua në shenjë proteste ndaj një rezolute të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Izraeli e anuloi vizitën për shkak se SHBA abstenoi nga votimi në Këshillin e Sigurimit, në vend që të vendoste veton ndaj tij siç ka bërë në rezolutat e mëparshme.

"Jam i sigurt se do të gjejmë mjete të tjera për t'ua përcjellë atyre shqetësimet tona," u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, duke e quajtur vendimin për anulimin e vizitës " të papritur dhe fatkeq " .

Ai shtoi se Sekretari i Jashtëm Anthony Blinken ka të ngjarë të diskutojë çështjen e Rafahut me ministrin izraelit të mbrojtjes Yoav Gallad, vizita e veçantë e të cilit në Washington nuk u anulua. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby konfirmoi se Gallant do të takohet me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, të martën.

"Do të ishte gabim të pushtonim kështu. Ne besojmë se ky lloj pushtimi në një shkallë të gjerë do të ishte i gabuar, dhe jo vetëm për shkak të rrezikut të madh për civilët," tha Miller drejtuar Izraelit.

Sipas zëdhënësit, qeveria izraelite nuk ka paraqitur një plan koherent për të larguar 1.4 milionë njerëz nga Rafah. Shumica e tyre ikën atje për t'i shpëtuar granatimeve të Rripit verior të Gazës"Ky lloj pushtimi do të dobësonte sigurinë e Izraelit dhe do të dëmtonte pozitën e tij në botë,“ këmbënguli Miller.

Kirby, nga ana e tij, tha se Washingtoni nuk ka asnjë tregues, për ndonjë plan për të pushtuar Rafa brenda ditëve të ardhshme. Më parë, një zyrtar amerikan i cili foli në mënyrë anonime me një grup gazetarësh tha se çështjet e tensionit politik të brendshëm me gjasë e çuan kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në vendimin për të mos dërguar një delegacion në Uashington për bisedime.

 Ai tha se presidenti Joe Biden nuk kishte ndërmend të fliste me Netanyahun në telefon për këtë çështje dhe se Netanyahu nuk e kishte informuar paraprakisht për vendimin e tij.

departamenti amerikan i shtetit mathew miller izrael

Sondazh

Poll