Bota

Nxënësi shkon në shkollë me dy thika në çantë, kërcënon me vdekje mësuesen, nisin hetimet ndaj 8-vjeçarit në Francë

Lajmin e njoftoi sot Agence France-Presse, duke cituar zyrën e prokurorit publik në Saint- Etienne. Hetimi filloi për “kërcënime me vdekje, posedim të armëve dhe futjen e armëve në një mjedis shkollor.

25 Mars 2024, 14:41 Nga N.F
Nxënësi shkon në shkollë me dy thika në
Foto ilustruese

FRANCË- Drejtësia franceze nisi sot një hetim ndaj një djali 8-vjeçar pasi ai shkoi në shkollë me dy thika. Më tej mësohet se 8-vjeçari ka kërcënuar me vdekje mësuesin e tij dhe oficerët e policisë. Lajmin e njoftoi sot Agence France-Presse, duke cituar zyrën e prokurorit publik në Saint- Etienne. Hetimi filloi për “kërcënime me vdekje, posedim të armëve dhe futjen e armëve në një mjedis shkollor.

Nxënësit e shkollës informuan një mësuese për kërcënimet e bëra nga 8-vjeçari, në çantën e të cilit u gjetën dy thika mishi. Në kontakt me AFP, drejtori i shkollës fillore Saint-Charles, në Saint-Etienne, deklaroi se çështja është në progres" dhe nuk donte të komentonte. 8-vjeçari, i cili foli në polici si dhe prindërit e tij ku kundërshtuan akuzat. 


“Mosha e tij pengon çdo ndjekje penale ndaj këtij fëmije, për të cilin psikologë dhe psikiatër specialistë do të na tregojnë se çfarë zbulojnë këto ngjarje për personalitetin e tij dhe nevojat e tij për mbështetje arsimore”, shpjegoi prokurori i Saint-Etienne, David Sarmatz.

shkollefra he kercenim\

Sondazh

Poll