Bota

BE: Moska nuk duhet ta përdorë sulmin terrorist si pretekst kundër Ukrainës

Zëdhënsi i unionit për politikë të jashtme, Peter Stano, tha se nuk ka indikacione se Ukraina është përfshirë në sulm.

25 Mars 2024, 14:12 Nga h.k
BE: Moska nuk duhet ta përdorë sulmin terrorist si pretekst
Foto ilustruese

BRUKSEL-BE thotë se është e shqetësuar për tentativat e Moskës për të drejtuar gishtin drejt Ukrainës për sulmin e së premtes, ku humbën jetën 137 persona dhe u plagosën 180 të tjerë.

Zëdhënsi i unionit për politikë të jashtme, Peter Stano, tha se nuk ka indikacione se Ukraina është përfshirë në sulm.

Natyrisht, ne jemi të shqetësuar për indikacionet e përfaqësuesve të regjimit të Moskës që përpiqen të krijojnë një lidhje midis këtij sulmi dhe Ukrainës, të cilën ne padyshim e refuzojmë plotësisht. Nuk ka asnjë indikacion, nuk ka asnjë provë që Ukraina ka ndonjë lidhje me këto sulme.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse që të mos përdorë sulmet terroriste në Moskë si një pretekst apo motivim për të rritur agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës, as ta përdorë atë si një pretekst për rritjen e represioneve të brendshme”, tha ai.

 

peter stano

Sondazh

Poll