25 Mars 2024, 14:32
Nga M.B
Këshilli i Sigurimit
NEW YORK- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 25 mars sërish do të tentojë të miratojë një tekst që bënë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Gazë, përderisa nuk dihet nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin veton, teksa ka shenja se është dobësuar mbështetja e Uashingtonit për Izraelin. Një ndryshim qëndrimi ndaj aleatit në Lindjen e Mesme u pa të premten, kur SHBA-ja prezantoi një rezolutë që kërkonte një “armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm”. Megjithatë, rezoluta u bllokua nga Rusia dhe Kina, së bashku me shtetet arabe që kritikuan tekstin e rezolutës, pasi argumentuan se aty në mënyrë eksplicite nuk iu kërkua Izraelit që të ndalë fushatën e tij ushtarake në Gazë.
Në rezolutën e re, sipas një versioni të parë nga AFP-ja, kërkohet “një armëpushim i menjëhershëm” gjatë Muajit të Ramazanit që do të çonte “në një armëpushim të qëndrueshëm dhe të përhershëm”. Rezoluta po ashtu kërkon “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve” si dhe heqjen “e pengesave që do të mundësonte dërgimin e ndihmës humanitare”.
Rezoluta është hartuar nga anëtarët jo të përhershëm të Këshillit, të cilët kanë negociuar gjatë fundjavës me SHBA-në për të shmangur vendosjen e vetos, thanë burimet diplomatike, që u shprehën optimiste se rezoluta do të kalojë. SHBA-ja vazhdimisht ka bllokuar rezolutat për armëpushim, përderisa ka vazhduar të mbështetësë Izraelin, por ka shprehur frustrim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të numrit të madh të viktimave në Rripin e Gazës.
Por, rezoluta e re nuk është e lidhur me bisedimet që po vazhdojnë, që udhëhiqen nga Katari dhe mbështeten nga SHBA-ja dhe Egjipti. Këto bisedime synojnë ndaljen e luftimeve në këmbim që Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, që të lirojë pengjet. Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 32.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi. Deri më tani, Këshilli i Sigurimit ka miratuar dy nga tetë rezolutat e paraqitura për luftën Izrael-Hamas. Rezolutat e miratuara kryesisht kishin të bënin me dërgimin e ndihmës humanitare./ REL
armepushim ne gaza
Bota
25 Mars 2024, 14:21
N.F
Islam Khalilov
RUSI- 15-vjeçari, Islam Khalilov së fundmi në një intervistë të zhvilluar ka rrëfyer momentet nga ...
Bota
25 Mars 2024, 14:21
M.B
Evgenia Kara-Murza
GJENEVA- Gruaja e disidentit të burgosur rus, Vladimir Kara-Murza, tha sot se jetët e shumë të burgosurve politik&e...
Bota
25 Mars 2024, 14:02
N.F
Dave Calhoun
SHBA- CEO i Boeing, Dave Calhoun tha të hënën se synon të largohet nga kompania e rrethuar deri në fund të vitit...
Bota
25 Mars 2024, 14:10
M.B
Dmitry Medvedev
RUSIA- Kremlini tha sot se nuk po merrte pjesë në diskutimet për rivendosjen e dënimit me vdekje, të ngritura nga ...
Bota
25 Mars 2024, 14:12
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-BE thotë se është e shqetësuar për tentativat e Moskës për të drejtuar gishtin drejt Ukrai...
Bota
25 Mars 2024, 14:05
I.A
KOSOVË- Kur në Kosovë ranë bombat e para të NATO-s, më 24 mars 1999, Ali Zeqaj iu tha anëtarëve të familjes t&eum...
Bota
25 Mars 2024, 13:44
M.B
Gjeorgjia
TBILISI- Partia në pushtet e Gjeorgjisë prezantoi sot një projekt-ligj që kufizon të drejtat e komunitetit LGBT, një...
Bota
25 Mars 2024, 13:45
S.B
Kate Middleton
BRITANI E MADHE- Videoja publike e Kate Middleton që njofton botën për diagnozën e saj të kancerit ësht&e...
Bota
25 Mars 2024, 13:52
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Rregullatorët evropianë i kanë nisur hetimet kundër kompanive Apple, Google dhe Meta të hënën. Ky ...
Bota
25 Mars 2024, 13:26
N.F
Macron
FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron së fundmi po zhvillon një vizitë zyrtare në Guinean Franceze ndërsa ka kom...