Bota

"Jeta e kundërshtarëve të Putin është në rrezik", gruaja e njërit prej tyre: Ata që u burgosën politikisht nuk janë të sigurt

Kara-Murza, i cili kishte dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë dhe kishte lobuar për sanksione perëndimore kundër Moskës, u dënua me 25 vite burg në prillin e kaluar për tradhti dhe akuza të tjera që ai i mohoi, duke e krahasuar çështjen kundër tij me një gjyq stalinist.

25 Mars 2024, 14:21 Nga M.B
"Jeta e kundërshtarëve të Putin është në
Evgenia Kara-Murza


GJENEVA- Gruaja e disidentit të burgosur rus, Vladimir Kara-Murza, tha sot se jetët e shumë të burgosurve politikë në Rusi, përfshirë të shoqit, ishin në rrezik pas vdekjes së Alexei Navalny në një koloni penale në Arktik.  Kara-Murza, i cili kishte dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë dhe kishte lobuar për sanksione perëndimore kundër Moskës, u dënua me 25 vite burg në prillin e kaluar për tradhti dhe akuza të tjera që ai i mohoi, duke e krahasuar çështjen kundër tij me një gjyq stalinist. Ky ishte dënimi më i ashpër i vendosur ndaj një politikani të opozitës që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

"Unë e kuptoj se jeta e shumë njerëzve që përfunduan prapa hekurave sot për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj regjimit, është në rrezik. Kjo nuk është vetëm jeta e burrit tim, i cili është me të vërtetë një kundërshtar prej vitesh i regjimit, por edhe jeta e kundërshtarëve të fortë dhe të zëshëm të Vladimir Putinit", tha Evgenia Kara-Murza, drejtore e avokimit në Fondacionin "Rusia e Lirë", një organizatë e shoqërisë civile.

Evgenia Kara-Murza tha se aktivistë të tjerë, duke përfshirë Alexandra Skochilenko, të burgosur për protesta kundër luftës në Ukrainë duke zëvendësuar çmimet e supermarketeve me thirrje për të ndaluar konfliktin dhe Alexei Gorinov, një këshilltar i qarkut të Moskës i burgosur gjithashtu për kritikimin e pushtimit rus, ishin gjithashtu në rreziku.

vladimir kara-murza

Sondazh

Poll