Bota

Sulmi në Moskë, Macron: Shteti Islamik ka tentuar të kryejë disa akte terroriste në Francë muajt e fundit

Macron u shpreh se organizata xhihadiste e Shtetit Islamik ka tentuar të kryejë disa akte terroriste në Francë gjatë muajve të fundit.

25 Mars 2024, 13:26 Nga N.F
Sulmi në Moskë, Macron: Shteti Islamik ka tentuar të kryejë
Macron

FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron së fundmi po zhvillon një vizitë zyrtare në Guinean Franceze ndërsa ka komentuar rreth sulmit terrorist të regjistruar në Moskë. Macron u shpreh se organizata xhihadiste e Shtetit Islamik ka tentuar të kryejë disa akte terroriste në Francë gjatë muajve të fundit.


Presidenti francez përmendi gjithashtu se shërbimet franceze të sigurisë së fundmi u propozuan atyre ruse si dhe atyre të shteteve të tjera të rajonit, një "bashkëpunim të ngushtë" në luftën kundër terrorizmit. Ai tha gjithashtu se shërbimet franceze kishin informacione që mund të ishin të dobishme për shërbimet ruse të sigurisë.

 “Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm dhe informacioni i disponueshëm për ne, shërbimet tona (të inteligjencës), si dhe kundërshtarët tanë kryesorë, me të vërtetë tregon se ishte një degë e Shtetit Islamik që kreu këtë sulm," tha Macron.


"Unë mendoj se do të ishte cinike dhe kundërproduktive për vetë Rusinë dhe sigurinë e qytetarëve të saj të përdorin atë kornizë për ta kthyer atë kundër Ukrainës," shtoi ai.

Macron tha se grupi i Shtetit Islamik, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Moskë, kishte tentuar gjithashtu të kryente sulme në Francë.


“Ne kemi propozuar rritjen e bashkëpunimit me shërbimet ruse (inteligjencës) dhe partnerët tanë në rajon, në mënyrë që fajtorët të gjenden sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vazhdojmë të luftojmë në mënyrë më efektive kundër atyre organizatave që synojnë vende të ndryshme,” tha presidenti francez.

emmanuel macron moske sulm terrorist

Sondazh

Poll