Bota

Kamarierët pushtojnë rrugët e Parisit, me tabaka në dorë garojnë për bileta për ceremoninë e hapjes së lojrave Olimpike

Edhe këtë vit “garçons de café” të Parisit të veshura në mënyrë klasike me pantallona ose funde të zeza, përparëse dhe një bluzë të bardhë, dolën në rrugë për të konkuruar.

25 Mars 2024, 12:58 Nga N.F
Kamarierët pushtojnë rrugët e Parisit, me tabaka në
Pamje nga gara

FRANCË- Të dielën Course des Cafés organizoi garën e cila ndodh një herë në vit në Paris që sfidon kamerierët të garojnë një rrugë prej dy kilometrash duke mbajtur një tabaka e mbushur me një filxhan kafe, një gotë ujë dhe një briosh. Edhe këtë vit “garçons de café” të Parisit të veshura në mënyrë klasike me pantallona ose funde të zeza, përparëse dhe një bluzë të bardhë, dolën në rrugë për të konkuruar.

Për të fituar garën, pjesëmarrësit jo vetëm që duhej të ishin të shpejtë, por edhe të kujdesshëm. Çdo ndryshim në përbërjen e tabakasë së tyre do të ndikonte në rezultatin e tyre përfundimtar. Absolutisht asnjë derdhje nuk lejohej. Dhe, siç theksoi me shaka qeveria e qytetit të Parisit, as të hahet! Kërkesat strikte nënkuptonin që ngjarja ishte më pak një vrapim dhe më shumë një ecje me shpejtësi.

Disa zyrtarë të qytetit morën pjesë gjithashtu në garë, duke përfshirë kryetarin e bashkisë së Parisit qendror, Ariel ëeil dhe dy nënkryetarët e bashkisë së Parisit përgjegjës për çështjet dhe biznesin Olimpik, Pierre Rabadan dhe Nicolas Bonnet Oulaldj.

Sipas historianit francez Laurent Bihl, "Course des Garçons de Café" (gara e kamerierëve të kafeneve) u lançua për herë të parë në 1914 për të nxjerrë në pah kafenetë dhe restorantet e kryeqytetit francez. Gjatë gjithë viteve, ajo gjeti popullaritet jo vetëm në Paris, por në të gjithë Francën në qytete të tilla si Nice, Belfort dhe Calais.

Përtej Kanalit Anglez, shumë qytete në Mbretërinë e Bashkuar e kanë miratuar gjithashtu këtë garë, por kafeja dhe brioshi janë zëvendësuar për një litër birrë. Variacione janë vënë në skenë edhe në qytete të largëta si Hong Kongu dhe Yokohama.

Në fund, Pauline Van Wymeersch nga Café le Petit Pont dhe Samy Lamrous nga La Contrescarpe u kurorëzuan si kamerieri dhe kamarjerja më të shpejtë. Ata të dy fituan bileta për ceremoninë e hapjes sw lojrave olimpike këtë verë.

kamarier france lojra olimpike paris

Sondazh

Poll