Bota

Njihuni me macen më të pasur në botë, ka një vlerë marramendëse dhe fiton 12 mijë dollarë për një postim

Macja e adhurueshme jo vetëm që është mega e pasur, por është edhe e famshme dhe krenohet me më shumë se katër milionë ndjekës besnikë në Instagram.

25 Mars 2024, 12:10 Nga S.B
Njihuni me macen më të pasur në botë, ka një vlerë
Nala

SHBA- Nala është macja më e pasur në botë me një vlerë neto marramendëse prej 84 milionë paund dhe fiton 12,000 paund për çdo postim në Instagram. Nala nuk ka qenë gjithnjë kaq e pasur dhe e njohur pasi ajo e filloi jetën e saj në një strehë kafshësh.

Pronarja e Nala-s, Pookie, ra në dashuri me të në shikim të parë teksa vizitonte qendrën e shpëtimit në Los Angeles. Macja e adhurueshme jo vetëm që është mega e pasur, por është edhe e famshme dhe krenohet me më shumë se katër milionë ndjekës besnikë në Instagram.

Duke folur në ‘This Morning’ Pookie, emri i vërtetë i të ciliës është Varisiri Mathachittiphan, shpjegoi se në vitin 2012 ajo vendosi të fillonte të ndante aventurat e tyre në Instagram.

Njihuni me macen më të pasur në botë, ka një vlerë
Nala

Ajo tha: Unë mendoj se ajo ishte macja e parë në internet që pozoi si vetvetja, sikur të ishte ajo që flet dhe mendoj se kjo është një nga arsyet që njerëzit e pëlqyen atë, ajo krijoi personalitetin e saj dhe ajo është thjesht shumë e lezetshme.

Nala gjithashtu mban Rekordin Botëror të Guinness për macen më të ndjekur në Instagram dhe fitoi TikToker-en e vitit, duke lënë pas katër njerëz. Dhe jo vetëm që Nala e ndihmoi Pookie-n të ndiqte ëndrrat e saj, por ajo gjithashtu e ndihmoi atë të gjente dashurinë. Pookie përdor llogarinë e Nala-s për të përhapur ndërgjegjësimin për mirëqenien e kafshëve dhe për të mbledhur para për bamirësi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nala Cat ™ (@nala_cat)

nala macja me e ndjekur mace

Sondazh

Poll