Bota

"Shërbimet e sigurisë nuk arritën të parandalonin sulmin", Peskov: Asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit

Peskov u pyet nëse kryerja e një sulmi të tillë të përgjakshëm jashtë kryeqytetit rus përbën një dështim të shërbimeve speciale, ai u përgjigj se ndjenjat janë të forta, por asnjë vend nuk është i imunizuar.

25 Mars 2024, 12:40 Nga N.F
"Shërbimet e sigurisë nuk arritën të parandalonin
Peskov

RUSI- Kremlini ka reaguar sërish në lidhje me sulmin e regjistruar të premten në Moskë. Pas pikëpyetjeve se si shërbimet e sigurisë nuk kishin arritur të parandalonin sulmin vdekjeprurës Kremlini u shpreh se sot se asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se ishte e papërshtatshme të komentohej mbi grupin e Shtetit Islamik që mori përgjegjësinë për sulmin, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim.


"Hetimi është në vazhdim. Deri më tani, asnjë version nuk është formuluar fare." tha ai.

Peskov u pyet nëse kryerja e një sulmi të tillë të përgjakshëm jashtë kryeqytetit rus përbën një dështim të shërbimeve speciale, ai u përgjigj se ndjenjat janë të forta, por asnjë vend nuk është i imunizuar.

“Fatkeqësisht, bota na tregon se asnjë qytet, asnjë vend nuk mund të jetë plotësisht i paprekshëm ndaj kërcënimit të terrorizmit ”, tha Peskov, duke shtuar se shërbimet speciale po punojnë pa u lodhur për të mbrojtur Rusinë.

“Lufta kundër terrorizmit është një proces i vazhdueshëm që kërkon bashkëpunim ndërkombëtar me të gjitha mjetet. Por ju mund ta shihni tani, në këtë periudhë akute konflikti, ai lloj bashkëpunimi nuk është realizuar plotësisht në asnjë mënyrë," shtoi ai.


Peskov nuk pranoi të komentojë mbi detajet në lidhje me shërbimet e inteligjencës. Ai vuri në dukje megjithatë se në bisedimet me krerët e tjerë pas sulmit, krerët e tjerë të shteteve sugjeruan përmirësimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin.

sulm rusi peskov

Sondazh

Poll