Bota

Raporti i "Save the Children": 4.5 milionë fëmijë nuk shkojnë në shkollë në Jemen, rrezikohet rimëkëmbja dhe zhvillimi i vendit

Vendi më i varfër i Gadishullit Arabik është përfshirë nga lufta civile që nga viti 2014, e cila ka vrarë qindra mijëra njerëz dhe ka shkaktuar një nga krizat më të këqija humanitare në botë, sipas OKB-së.

25 Mars 2024, 11:14 Nga N.F
Raporti i "Save the Children": 4.5 milionë fëmijë nuk
Foto ilustruse

JEMEN- Organizata "Save the Children" në një raport të lëshuar së fundmi ka bërë më dije se dy në pesë fëmikë në Jemen nuk shkojnë në shkollë ku gjithsej numërohen 4.5 milionë fëmijë. Vendi më i varfër i Gadishullit Arabik është përfshirë nga lufta civile që nga viti 2014, e cila ka vrarë qindra mijëra njerëz dhe ka shkaktuar një nga krizat më të këqija humanitare në botë, sipas OKB-së.

Në të njëjtën kohë, ajo po udhëheq sulmet me dronë të Houthi-ve ndaj anijeve të të ashtuquajturës Bota Perëndimore që mbështesin sulmet e përgjakshme të Izraelit në Palestinë. Dhuna në Jemen është zbutur që kur u arrit një marrëveshje armëpushimi e sponsorizuar nga OKB-ja në prill 2022, por situata mbetet veçanërisht e vështirë për afro 33 milionë banorët e tij.


“Dy nga pesë fëmijë, ose 4,5 milionë fëmijë, nuk shkojnë në shkollë, ndërsa një e treta e familjeve të anketuara kanë të paktën një fëmijë që e ka braktisur shkollën në dy vitet e fundit, pavarësisht armëpushimit”, theksohej raporti.


Pasiguria dhe kriza ekonomike kanë shtyrë dy të tretat e jemenasve nën kufirin e varfërisë dhe kanë zhvendosur 4.5 milionë njerëz , ose 14% të popullsisë. Organizata thekson se fëmijët e zhvendosur kanë dy herë më shumë gjasa të jenë jashtë shkollës në krahasim me të tjerët.


"Efektet e krizës arsimore mbi fëmijët jemenas dhe të ardhmen e tyre janë të thella. Nëse nuk ka ndërhyrje të menjëhershme, një brez i tërë rrezikohet të braktiset, gjë që do të ketë implikime afatgjata për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e vendit”, shton raporti.

 

save the children jemen femije shkoll

Sondazh

Poll