Bota

Macron drejtuar Netanyahut: Zhvendosja e detyruar e popullsisë nga Gaza përbën krim lufte

Macron përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Gaza dhe dënoi deklaratën e Izraelit, i cili njoftoi të premten sekuestrimin e 8000 hektarëve tokë në Bregun Perëndimor të pushtuar për të ndërtuar aty vendbanime të reja hebreje.

25 Mars 2024, 11:30 Nga M.B
Macron drejtuar Netanyahut: Zhvendosja e detyruar e popullsisë nga Gaza
Emmanuel Macron

FRANCA- Presidenti francez, Emmanuel Macron është shprehur kundër një operacioni izraelit në Rafah, duke paralajmëruar se zhvendosja e detyruar e popullsisë përbën një krim lufte. Gjatë bisedës telefonike me kreun e qeverisë izraelite, Macron përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Gaza dhe dënoi deklaratën e Izraelit, i cili njoftoi të premten sekuestrimin e 8000 hektarëve tokë në Bregun Perëndimor të pushtuar për të ndërtuar aty vendbanime të reja hebreje.

Ai informoi gjithashtu Benjamin Netanyahun për qëllimin e tij për të paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Ndërkohë, Moska dhe Pekini kundërshtuan të premten një rezolutë të ngjashme të propozuar nga Uashingtoni.

emanuel macron

Sondazh

Poll