Politike

Berisha: Jorgo Goro, kurbani i Olta Xhaçkës, Rama ka ngritur një valë të pafavorshme për emigrantët tanë në Greqi

Sipas Berishës, Goro nuk bëri gjë tjetër veç se regjistroi tokën e falsifikuar të investitorit strategjik burrit të Olta Xhaçkës.

24 Mars 2024, 19:46 Nga M.B
Berisha: Jorgo Goro, kurbani i Olta Xhaçkës, Rama ka ngritur
Sali Berisha

TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë banesës, ku tha se Jorgo Goro është kurbani i Olta Xhaçkës. Sipas Berishës, Goro nuk bëri gjë tjetër veç se regjistroi tokën e falsifikuar të investitorit strategjik burrit të Olta Xhaçkës.

Berisha shtoi se Edi Rama përdor drejtësinë në interesat e tij personale, shkatërron marrëdhëniet me një vend fqinj në të cilin jetojnë rreth 1 mln shqiptarë, të integruar që kanë ndërtuar jetën dhe ëndërrën e tyre.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi! Sot Edi Rama urdhëroi burgosjen e Jorgo Goros. Ju them unë, nuk ka rilindas që nuk vjedh, por Jorgo Goro është kurbani i Olta Xhaçkës, sepse Goro nuk bëri gjë tjetër veç se regjistroi tokën e falsifikuar të investitorit strategjik burrë i Olta Xhaçkës. Edi Rama, Oltën e mban në parlament. Natyrisht është aksioner në investimin stratetegjik të burrit të saj dhe asaj. Dhe për këtë na bind duke arrestuar Goron se ka regjistruar pronat e saj.
Të dashur miq! Edi Rama përdor drejtësinë tërësisht në interesat e tij personale, shkatërron marrëdhëniet me një vend fqinj në të cilin jetojnë rreth 1 mln shqiptarë, të integruar që kanë ndërtuar jetën dhe ëndërrën e tyre.

Tani për shkak të qëndrimeve të tij ç’njerëzore, antikushtetuese, antieuropiane ngre një valë të pafavorshme për emigrantët tanë. Miqtë e mi! Edhe njëherë ju theksoj, çështja Beleri është para së gjithash çështje e shqiptarëve, sepse këtu nuk respektohen parimet universale të të drejtave të njeriut. Sepse këtu respektohet prezumimi i pafajësisë. Sepse këtu respektohet manipulimi i fakteve, sepse këtu dënohet vetëm e vetëm për të mbuluar krimet monstruoze dhe mafioze, që Edi Rama dhe klani i tij ka kryer në tokat e himariotëve, duke shitur brigjet e detit.

sali berisha jorgo goro

Sondazh

Poll