Politike

Kukësi votoi për kryetarin e ri të PD-së, Rrahman Demaj fiton përballë rivalit të tij

Demokratët kanë zgjedhur kryetarin e ri të kësaj dege.

24 Mars 2024, 19:34 Nga M.B
Kukësi votoi për kryetarin e ri të PD-së, Rrahman Demaj
Foto ilustruese

KUKËS- Procesi i numrimit të votave në degën e PD-Kukës është mbyllur. Demokratët kanë zgjedhur kryetarin e ri të kësaj dege. Mësohet se gjatë procesit të sotëm, gjithisej kanë marë pjesë 960 votues, ku kandidati Rrahman Demaj ka marë 555 vota, dhe Gëzim Shehu ka marë 394 vota. Të pa vlefshme kanë rezultuar 18 vota. Ndërkohë, komisioni i votimit ka shpallur fitues kandidatin Rrahman Demaj.

Zgjedhjet në këtë degë u zhvilluan për arsye të dorëheqjes së kryetarit të saj Admir Sinamati në nëntor të vitit 2022, dorëheqje që i parapriu kandidimit të tij nën siglën e PD për kreun e Bashkisë së Kukësit.

pd kukes

Sondazh

Poll