Bota

Joseph ndan foto nga Mitrovica: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte një fillim pozitiv për shqiptarët dhe serbët

Joseph gjatë qëndrimit në Kosovë ka shkuar edhe në Mitrovicë, ku ka kujtuar edhe përvjetorin e fillimit të bombardimit të caqeve serbe nga NATO.

25 Mars 2024, 09:24 Nga N.F
Joseph ndan foto nga Mitrovica: Anëtarësimi në Këshillin e
Edëard Joseph

KOSOVË- Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edëard Joseph ka vizituar Kosovën ku është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve. Joseph gjatë qëndrimit në Kosovë ka shkuar edhe në Mitrovicë, ku ka kujtuar edhe përvjetorin e fillimit të bombardimit të caqeve serbe nga NATO.

Joseph në platformën e tij “X”, ka shkruar se 25 vjet pas bombardimeve të NATO-s, shqiptarët dhe serbët kanë nevojë për përparim pozitiv.

“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte të paktën një fillim për shqiptarët dhe serbët”, thotë ai.

Më 24 mars janë mbushur 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe. Aeroplanë të NATO-s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviç dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës. Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike.

edward joseph vjosa osmani kosova

Sondazh

Poll