Politike

Arrestimi i Jorgo Goros/ Dule: Rama mban përgjegjësinë për kasaphanën me pronat në Himarë, Beleri të kryejë betimin

Dule tha se Himara ka nevojë për ata që kanë përfituar nga ligji për investimet strategjike, ndërsa shtoi se në çdo çështje të dënoncuar të këtij lloji, përgjegjës është kryeministri Edi Rama. 

24 Mars 2024, 12:41 Nga r.ll
Arrestimi i Jorgo Goros/ Dule: Rama mban përgjegjësinë për
vangjel dule

KORÇË- Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ndodhet në Korçë me rastin e festë kombëtare greke. Dule gjatë një komunikimi me gazetarët ka folur edhe për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin dhe arrestimin e Jorgo Goros.  

Dule tha se Himara ka nevojë për çështjen e pronave dhe ata që kanë përfituar nga ligji për investimet strategjike, ndërsa shtoi se në çdo çështje të dënoncuar të këtij lloji, përgjegjës është kryeministri Edi Rama. Ai gjithashtu tha se Fredi Beleri, duhet sa më parë të kryejë betimin, pasi sipas tij nuk ka asnjë pengesë ligjore për një zhvillim të tillë.

"Thelbi i çështjes është një dhe i vetëm në Republikën e Shqipërisë do respektohet kushtetuta, ligji, konventat evropiane në të cilat vendi është palë a do bëhen pjesë e respektimit të përditshëm të të drejtave të qytetarëve të këtij vendi? Është një njollë e pashlyeshme për shtetin e së drejtës, atë shtet që mund të pretendojmë se kemi dhe për demokracinë, mbajtja e zotit Bejleri prej 11 muajsh i paraburgosur pa asnjë fakt, argument dhe provë. Për rrjedhojë çështja është shumë e thjeshtë duhet që sa më parë Bejleri të kryeje betimin sepse nuk ka asnjë pengesë ligjore për një zhvillim të tillë, të marrë përsipër detyrën dhe në të njëjtën kohë Himara ka nevojë për një transparencë të gjithanshme në ligje me çështjen e pronave dhe kryesisht me ata që kanë përfituar nga ligji i investimeve strategjike. Mbi çdo dhe në çdo çështje që është denoncuar është Edi Rama dhe firma e tij që ka dhënë të gjitha këto të drejta abuzive për rrjedhojë kjo transparencë duhet ti shkojë të gjitha çështjeve deri në fund.", tha Dule.

Pyetje: Zoti Goro është arrestuar pas denoncimit nga kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri. A janë kët akuza politike sipas jush? 

Dule: Asnjë arrestim nuk mund të na sugjestionojë të fokusohemi te pjesa. Jemi të përqendruar dhe vetëdijshëm se tjetërkund fle lepuri. Është Edi Rama ai që mban përgjegjësinë ekskluzive për kasaphanën me pronat në zonën e Himarës. 

Pyetje: Kathimerini ka thënë paradisa ditësh se zoti Rama po përgatit për kryetar bashkie në Himarë zotin Vangjel Tavo, të cilin pak ditë më parë e emëroi prefekt të Vlorës. Si e komentoni këtë? 

Dule: Nuk ka lëvizje marionetash në skenën e teatrit të hijeve që zoti Rama po përpiqet të ngrejë në bashkinë e Himarës që të sugjestionojë qytetarët, forcat politike që ia dinë planet diabolike të tij me pronat në Himarë. 

Pyetje: Mendoni që arrestimi Goros po bëhet që Rama të qetësojë Brukselin dhe Athinën? 

Dule: Nuk mund të qetësohet askush, pa i shkuar të drejtës deri në fund. Është tërësisht në drejtimin e gabuar zoti Rama nëse mendon se mund të krijojë  iluzione dhe të fshihet pas gishtit të tij në lidhje me përgjegjësitë e çështjeve të pronave në bregun e Jonit. 

jorgo goro vangjel dule

Sondazh

Poll