Politike

Bardhi në Dibër: Pas dy vitesh, PD më e bashkuar se kurrë, gati për të sjellë ndryshimin në 2025

Bardhi tha se PD-ja është gati për të fituar zgjedhjet dhe për të sjellë ndryshimin në vitin 2025. 

24 Mars 2024, 11:20 Nga r.ll
Bardhi në Dibër: Pas dy vitesh, PD më e bashkuar se kurrë,
gazment bardhi

DIBËR- Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët e Dibrës. Nënkryetari i PD-së tha gjatë fjalës së tij se kjo parti, pas gati dy vitesh është e bashkuar dhe më e fortë se kurrë.

Bardhi tha se PD-ja është gati për të fituar zgjedhjet dhe për të sjellë ndryshimin në vitin 2025. 

Bardhi: Një tjetër leksion që ne kemi marrë nga Dibra, ishte nevoja për bashkim. Sa herë keni qenë të bashkuar e keni mundur Partinë Socialiste. Lajmi për çdo demokrat kudo në Shqipëri, është se pas dy vitesh, PD është e bashkuar dhe absolutisht më e fortë. Dhe është gati për të fituar zgjedhjet e vitit 2025. Rruga e Arbrit jo vetëm nuk ka përfunduar, por ishte gjysëm e shkatërruar. Paratë në vend që të shkojnë në vendin e duhur, shkojnë në xhepat e ministrave dhe drejtorëve. PD nga gabimet e bëra në të shkuarën kemi mësuar, jemi të vendosur që në këtë periudhë 1-vjeçare të trokasim në çdo derë për të fituar besimin e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Ne kemi përgjegjësim që të sjellim ndryshimin në 2025. 

pd ne diber gazment bardhi

Sondazh

Poll