Politike

"Tjetërësoi pronat në Himarë për favor të Artan Gaçit dhe Olta Xhaçkës"/ Mediat greke për arrestimin e Goros: Njëriu i Edi Ramës

23 Mars 2024, 21:23 Nga h.k
"Tjetërësoi pronat në Himarë për favor të
Foto ilustruese

GREQI-Arrestimi i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro bën bujë edhe në mediat greke. Protothema shkruan se ndoshta me këtë arrestim, si dhe me caktimin e Vangjel Tavos si prefekt i Vlorës, pala shqiptare synon të qetësojë Athinën.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale është arrestuar kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Ky është kryebashkiaku i emëruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama.Arrestimi i Jorgo Goros vjen pas shumë ankesave për “shpërdorim detyre” dhe “tjetërsim prone. Mirëpo, të bën përshtypje fakti që ky zhvillim, me arrestimin e Goros, i cili deri më tani nuk kishte pranuar të jepte dorëheqjen, i lehtëson makinacionet e Ramës, ndërkohë që gjykata e Shqipërisë kishte theksuar se është i paligjshëm qëndrimi i tij në pozicioni i kryetarit të komunës. Në të njëjtën kohë, edhe Athina po reagonte për qëndrimin e Goros në postin e kryetarit të bashkisë edhe pse i kishte humbur zgjedhjet. Ndoshta momenti i arrestimit nuk është i rastësishëm, pasi pak ditë më parë Rama emëroi si prefekt të qarkut të Vlorës ish-deputetin minoritar të Partisë Socialiste Tavo, i cili në këtë mënyrë ka edhe mbikëqyrjen dhe menaxhimin e qytetit të Himarës. Bëhet me dije se arrestimet lidhen me statusin e investimit strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme dhe ish-ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka. Nga ana tjetër, Mihallaq Bonjaku, pretendonte se i ishte vjedhur prona ose më saktë një pjesë e pronës, për të cilën Artan Gaçi ishte shpallur investitor strategjik dhe kishte nisur ndërtimin e një resorti luksoz. Siç shprehet ai, prona e tij ishte e rrethuar dhe nuk u lejua të hynte. Goro është arrestuar në një lokal në Dhërmi, ndërsa në momentin e arrestimit ka qenë edhe një prokuror."-shkruan Prothema. 

 

arrestimi i jorgo goros

Sondazh

Poll