"Të përçarë nuk mund të fitojmë"/ Bardhi: Ka një rigjallërim në bazë të PD-së, duhet shfrytëzuar për fitore
Foto ilustruese TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u shpreh se çështja e vulës së PD duhet të is...
Prej vitit 2011, Jorgo Goro nën siglën e PS-së ka arritur të zgjidhet kryebashkiak i Himarës për 3 mandate rresht, derisa humbi në 2023-in në zgjedhjet e 14 majit.
TIRANË-Jorgo Goro, kryebashkiaku në detyrë i Himarës, i cili u arrestua sot me urdhër të SPAK, prej 3 mandatesh drejtonte bashkinë dhe prej 10 muajsh mbante këtë post edhe pse humbi në zgjedhjet lokale të 14 majit përballë Fredi Belerit.
Goro vijoi të mbante postin pasi rivali i tij Fredi Beleri u arrestua me urdhër të SPAK 2 ditë para zgjedhjeve vendore, nën akuzën e blerjes së 8 votave përkundrejt shumës prej 40 mijë lekësh, vepër penale për të cilën, GJKKO e dënoi me 2 vite burg.
Prej vitit 2011, Jorgo Goro nën siglën e PS-së ka arritur të zgjidhet kryebashkiak i Himarës për 3 mandate rresht, derisa humbi në 2023-in në zgjedhjet e 14 majit.
Në dosjen e dorëzuar në SPAK nga avokatët e Belerit në shtator të vitit të kaluar, Jorgo Goro akuzohet se ka ndërhyrë për të tjetërsuar prona në favor të të tretëve në mënyrë që të përfitojnë më pas statusin e investitorit strategjik.
Hetimi ndaj Goros, kulmoi gjatë vjeshtës, atëherë kur përveç tij u thirr për t’u pyetur edhe investitori strategjik, Artan Gaci, bashkëshort i ish-ministres Olta Xhaçka. Megjithatë hetimi i SPAK ngriti pikëpyetje mbi veprimatarinë e Goros dhe të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në falsifikim dokumentash në shkelje të ligjit.
Krahas kësaj padie SPAK i është referuar dhe raportit zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka evidentuar disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës. Gjetja më e rëndësishme e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka të bëjë me ndërtimin e një resorti në këtë zonë dhe me proceduat se si janë dhënë lejet e ndërtimit në zonën bregdetare të Himarës. Pak kohë më parë Goro u paraqit në SPAK ku dha sqarime për këto dy çështje. Ndërkohë mësohet se në total SPAK krahas kryebashkiakut Jorgo Goro, ka ngritur akuza dhe për katër persona të tjerë.
Foto ilustruese TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u shpreh se çështja e vulës së PD duhet të is...
Foto ilustruese TIRANË-Detaje të tjera janë bërë të ditura nga arrestimi i kryebashkiakut në detyrë të Himar&...
Foto ilustruese TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i grupit Parlamentar komentoi një episod ku Lulzim Basha, i ulur ngjitur me të drejton shikimin...
Foto ilustruese HIMARË-Jorgo Goro, Kryetari i Bashkisë së Himarës është arrestuar ditën e sotme me urdhër të ...
Foto ilustruese TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka njoftuar përmes një posti në X se...
Foto ilustruese TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka folur ditën e sotme rreth zhvillimeve të fundit q&eu...
RROGOZHINË-Edison Memolla, Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë ka reaguar ditën e sotme pas daljes së lajmit të një dite më...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli denoncoi sot nj&...
Noka VLORË- Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët në Vlo...
Rama dhe Kushner TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një podkasti të publikuar së fundmi në rrjetin e tij social ka folur n&e...