Politike

"A është pazar i vjetër kjo marrëveshje?"/ Bardhi: Ndërkombëtarët nxitën dialogun në Kuvend

Bardhi tha se çdo proces i dialogut është bërë jo “në kafe” por në institucionet e Parlamentit, ndërsa tha se që në fillim ka qenë i gatshëm për negociata, aq më tepër që edhe ndërkombëtarët lëshonin në vijimësi thirrje për një proces të tillë dialogu.

23 Mars 2024, 17:30 Nga h.k
"A është pazar i vjetër kjo marrëveshje?"/ Bardhi:
Foto ilustruese

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka folur ditën e sotme rreth zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në aktualitetin politik të vendit. Bardhi në një intervistë për emisionin "Kjo javë" në News 24 tha se bashkimi i grupit bëri dhe bashkimin e PD-së. 

Bardhi tha se çdo proces i dialogut është bërë jo “në kafe” por në institucionet e Parlamentit, ndërsa tha se që në fillim ka qenë i gatshëm për negociata, aq më tepër që edhe ndërkombëtarët lëshonin në vijimësi thirrje për një proces të tillë dialogu.

Pjesë nga biseda në studio:

BardhiKemi kaluar momente të vështira jo vetëm këto 5 muaj. Kemi më shumë se 2 vite në momente të vështira. Jam i kënaqur që pas bashkimit të grupit arritëm të bashkojmë pjesën më të madhe të PD dhe e bëmë funksionale duke bërë kështu funksional opozitën. Kemi bërë një betejë 5 mujore në kuvend për të drejtat tona kushtetuese. Kthimi në normalitet është lajm i mirë për shqiptarët pasi opozita ktheu në vend të drejtat e saj dhe tani detyra jonë është të bëjmë atë për të cilën na kanë zgjedhur shqiptarët. Me kolegët demokratë, të cilët mendojnë ndryshe, nuk kam asnjë problem.

Tufa: Marrëveshja me mazhorancën, dikush e ka quajtur Pazar të vjetër. Ç’mund të thoni për këtë?

Bardhi: I gjithë dialogu i përqendruar tek normalizimi i jetës parlamentare. Ndaj dialogu është zhvilluar në institucionet e Parlamentit. Partnerët ndërkombëtarë kanë nxitur palët për dialog politik. Kam shprehur që ditën e parë gatishmërinë për dialog. Nisi me kërkesën informale të Nikollës për krerët e 4 grupeve parlamentare.

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll