Bota

Vëllai i Kate Middleton prek me postimin e tij: Kemi ngjitur shumë male së bashku, do ta kalojmë edhe këtë

James Middleton është 36 vjeç dhe pak muaj më parë ka pritur fëmijën e parë me partneren e tij Alizee Thevenet.

23 Mars 2024, 12:38 Nga S.B
Vëllai i Kate Middleton prek me postimin e tij: Kemi ngjitur shumë
James dhe Kate Middleton

BRITANI E MADHE- Shumë personazhe të famshëm e jo vetëm, nxituan t'i uronin shërim të shpejtë Princeshës së Uellsit, Kate Middleton pasi ajo njoftoi se vuan nga kanceri. Në mesin e atyre që e mbështetën ishte vëllai i saj James, i cili postoi në Instagram një shkrim tejet prekës krahas fotografisë së tyre.

“Me kalimin e viteve, ne kemi ngjitur shumë male së bashku. Si familje, ne do ta ngjisim edhe këtë me ty së bashku”, ka shkruar James në postimin e tij me një foto fëmijërie të të dyve në një mal.

James Middleton është 36 vjeç dhe pak muaj më parë ka pritur fëmijën e parë me partneren e tij Alizee Thevenet. Pas javësh spekulimesh dhe teorish konspirative, Kate njoftoi në një video-mesazh emocional se ishte diagnostikuar me kancer menjëherë pasi kishte kryer një operacion abdominal në janar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by James Middleton (@jmidy)

james middleton kate middleton

Sondazh

Poll