Bota

Shkon në 115 numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Moskë/ 145 të lënduar, disa në gjendje të rëndë

Shërbimet ruse të sigurisë (FSB) kanë deklaruar se të dyshuarit që fshihen pas sulmit terrorist me të paktën 93 viktima në bashkinë e qytetit Crocus po tentonin të kalonin në Ukrainë.

23 Mars 2024, 11:25 Nga S.N
Shkon në 115 numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në
Foto Ilustrim

RUSI- Numri it ë vdekurve nga sulmi tërrorist në Moakë ka shkuar në 115, sipas të dhënave të fundit. Mediat ruse raportuan se gjatë kërkimeve në rrënoja shërbimet e urgjencës gjetën më shumë trupa.

Të lënduar mbetën gjithsej 145, por siç kanë paralajmëruar autoritete ky numër pritet të rritet. Shërbimet ruse të sigurisë (FSB) kanë deklaruar se të dyshuarit që fshihen pas sulmit terrorist me të paktën 93 viktima në bashkinë e qytetit Crocus po tentonin të kalonin në Ukrainë.

Komiteti hetimor i Rusisë ka raportuar se katër persona  të lidhur drejtpërdejt me sulmin u arrestuan pranë kufirit me Ukrainën në rajonin Bryansk. Ndërkohë Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në sulmin terrorist në periferi të Moskës. Ndërkohë dy prej terroristëve u kapën teksa tentuan të largoheshin me makinë në rajonin e Bryansk.

Një i dyshuar u ndalua në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri u largua dhe u arrestua më vonë. Rajoni i Bryansk ndodhet në kufirin rus me Ukrainën dhe Bjellorusinë.

sulmi terrorist ne moske rusi

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2024, 09:30 N.F

Sllovakia mban zgjedhjet presidenciale

Foto ilustruese SLLOVAKI- Sllovakët votojnë të shtunën në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në të cil...