Bota

Zbuloi se vuan nga kanceri, Mbreti Charles reagon pas deklaratës së Kate Middleton: Jam krenar për guximin e saj!

Në reagim thuhet se mbreti Charles ka qenë në kontakt të ngushtë me Princeshën e Uellsit javët e fundit pas qëndrimit të tyre të përbashkët në spital.

22 Mars 2024, 20:38 Nga N.F
Zbuloi se vuan nga kanceri, Mbreti Charles reagon pas deklaratës së
Kate Middleton dhe Mbreti Charles III

ANGLI- Buckingham Palace ka lëshuar një deklaratë pas njoftimit të Kate Middleton se ajo vuan nga kanceri. Në reagim thuhet se mbreti Charles ka qenë në kontakt të ngushtë me Princeshën e Uellsit javët e fundit pas qëndrimit të tyre të përbashkët në spital.

Në reagim thuhet se mbreti është shumë krenar për Kate për guximin e saj për të folur ashtu siç bëri. Më tej mbreti e ka përshkruar princeshën si nusja e dashur e monarkut. Mbreti dhe Mbretëresha do të vazhdojnë të ofrojnë dashurinë dhe mbështetjen e tyre për të gjithë familjen gjatë kësaj kohe të vështirë.

kate middleton kancer mbreti charles

Sondazh

Poll