Bota

Blindohet kryeqyteti rus, autoritetet njoftojnë masa të rrepta sigurie pas sulmit me dhjetëra viktima

Sobyanin, deklaroi se të gjitha ngjarjet sportive, kulturore dhe të tjera masive në kryeqytetin e Rusisë do të anulohen.

22 Mars 2024, 20:05 Nga E. D
Blindohet kryeqyteti rus, autoritetet njoftojnë masa të rrepta sigurie
foto nga vendngjarja

MOSKË- Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, pas të shtënave masive në sallën e koncerteve në qendrën tregtare “Crocus City” njoftoi në kanalin e tij zyrtar Telegram se po vendosen masa të veçanta sigurie për shkak të rrezikut të sulmeve të reja.

Sobyanin, deklaroi se të gjitha ngjarjet sportive, kulturore dhe të tjera masive në kryeqytetin e Rusisë do të anulohen.

Gjithashtu, masat e sigurisë janë shtuar në aeroporte, ndërsa udhëtarët këshillohen të mbërrijnë herët për fluturimet e tyre.

Në të shtënat masive në “Crocus City”, sipas shërbimeve të urgjencës, 40 persona humbën jetën, mbi 100 u plagosën dhe më shumë se 100 prej tyre mbetën të bllokuar në godinën e qendrës tregtare, çatia e së cilës mori flakë, pasi pas të shtënave ka pasur edhe dy shpërthime.

sergey sobyanin

Sondazh

Poll