Sulmi terrorist në Moskë reagon Shtëpia e Bardhë: Dënojmë këtë sulm të tmerrshëm
MOSKË- Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby ka reaguar në lidhje me sulmin e regjist...
Sipas tij, videoja e postuar prej Kurtit në rrjetet sociale tregon trupat serbe në zonën e sigurisë tokësore teksa kryejnë patrullime të rregullta për sigurimin e kufirit, në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike të nënshkruara.
BEOGRAD-Pretendimet e kryeministrin Albin Kurti për lëvizje të forcave të armatosura të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, janë në vazhdën e fushatës dezinformuese të Prishtinës dhe synojnë rritjen e tensioneve.
Kështu u shpreh kryetari i komisionit për zbatim të marrëveshjes ushtarako-teknike në Ministrinë e Mbrojtjes, Zoran Jovanoviç.
Sipas tij, videoja e postuar prej Kurtit në rrjetet sociale tregon trupat serbe në zonën e sigurisë tokësore teksa kryejnë patrullime të rregullta për sigurimin e kufirit, në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike të nënshkruara.
Edhe sekretari shtetëror në ministrinë e mbrojtjes Nemanja Staroviç, theksoi se në fakt ajo që ka denoncuar Kurti është një patrullë e rregullt përgjatë vijës kufitare në koordinim të ngushtë me KFOR-in. Ai tha se forcat e armatosura serbe nuk do të hyjnë kurrë ne territorin e Kosovës deri sa KFOR t’i lejojë.
Sipas zyrtarit serb, kryeministri Kurti po shpik pushtimin për të vijuar me torturën dhe represionin ndaj serbëve, siç e cilësoi. Por ministri i mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, thotë se Serbia nuk heq dore nga Kosova, ndërsa pretendon se vendi i tij e fitoi betejën me NATO-n në vitin 1999.
“Detyrimi ynë është që ta mendojmë Kosovën si diçka që është e jona dhe e kjo drejtë mund të shpjegohet mirë përmes fakteve. Në të njëjtën kohë, ne duhet të jemi një popull i pjekur politikisht për ta ruajtur shtetin tonë dhe për të vazhduar ta forcojmë atë dhe kurrë nuk heqim dorë nga e vërteta dhe flaka e lirisë nuk shuhet kurrë.
Edhe sot vazhdon ajo bindje e paturpshme se duhet të bindemi dhe të pranojmë se sa e mirë dhe e dobishme është që ne të heqim dorë nga një pjesë e territorit tonë, të bëjmë praktikisht amputimin e trupit tonë…
Serbët janë nën kërcënim sot në Kosovë dhe ndoshta nëse të gjithë grumbullohen në kamionë dhe traktorë, gjë që fatkeqësisht na ka ndodhur më parë, ata mendojnë se të gjitha problemet do të zhdukeshin dhe do të zgjidheshin.”
MOSKË- Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby ka reaguar në lidhje me sulmin e regjist...
foto ilustruese GAZA- Australia dhe Britania e Madhe bënë thirrje të premten për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve...
Kate Middleton ANGLI- Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka rrëfyer se është diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohet kimiot...
foto ilustruese GAZA- Sipas shifrave zyrtare nga terreni Turqia renditet e dyta në dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza. "Plot 19% e...
fotot ilustruese SHBA- Shtëpia e Bardhë dënoi valën masive të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës të premten, duke...
Foto ilustruese RUSI- Një incident me të shtëna ka ndodhur në një sallë koncertesh në Moskë. Mësohet se ngjarj...
fotot ilustruese JAPONI- Ambasadori i sapoemëruar i Rusisë në Japoni ka paralajmëruar Tokion për pasoja të rënda dh...
Shaun Byrnes KOSOVË- Para vendimit të NATO-së për të ndërhyrë ndaj forcave serbe për t’i dhënë fund...
fotot ilustruese UKRAINË- Raporti i UNRWA mbi sulmet izraelite ndaj palestinezëve gjatë Ramazanit, të cilin e mbuluam më herë...
Foto ilustruese SHBA-44 vjeçari Lukman Shonibare i thoshte bashkëshortes së tij Lyndsay se kishte fuqi shpirtërore që e bë...