Bota

VIDEO/ Persona të maskuar hapin zjarr në një sallë koncertesh në Moskë, humbin jetën 40 persona, plagosen disa të tjerë

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në sallën e koncerteve "Crocus City Hall" pranë Moskës. Lajmin për sulmin e ka konfirmuar agjencia ruse e lajmeve të premten duke cituar shërbimet e urgjencës.

22 Mars 2024, 18:50 Nga N.F
VIDEO/ Persona të maskuar hapin zjarr në një sallë
Foto ilustruese

RUSI- Një incident me të shtëna ka ndodhur në një sallë koncertesh në Moskë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në sallën e koncerteve "Crocus City Hall" pranë Moskës. Lajmin për sulmin e ka konfirmuar agjencia ruse e lajmeve të premten duke cituar shërbimet e urgjencës.

Sipas agjencisë së lajmeve RIA, të paktën tre persona të maskuar hapën zjarr ku kanë vrarë 40 persona. Gjithashtu janw plagosur shumë persona të tjerë. Agjencia e lajmeve TASS raportoi për një shpërthim dhe një zjarr në ndërtesën ku ndodhën të shtënat.

moske shperthim plagosje

Sondazh

Poll